JULIE CORWIN
Në mbarë botën, gjithnjë e më shumë gra janë duke u ngjitur në nivel të qeverisjes. Nëntorin e kaluar, Angela Merkel, u zgjodh kancelarja e parë gjermane. Në shkurt, Dora Bakoyannis u zgjodh ministre e parë e punëve të jashtme në Greqi. Para saj, Liberia zgjodhi presidenten e saj të barë zezake, Ellen Johnson Sirleaf. Në mars ndërkaq, Kili inauguroi Michelle Bachelet, gruan e parë për presidente. Sikurse për të gjitha këto gra, edhe për zonjën Margaret Beckett e cila u emërua në postin e sekretares së punëve të jashtme të Britanisë së Madhe, në rrafshin ndërkombëtar dihet shumë pak. Justin Fisher është udhëheqës i Departamentit për Politikë dhe Histori në Universitetin Brunel të Londrës dhe ai ka përcjellur për së afërmi administratën e kryeministrit britanik, Tony Blair. Ai thotë se vendimi i së premtes nga zoti Blair për të emëruar një grua në postin e sekretares së jashtme nuk ishte aq i befasishëm, sa ishte vendimi për të hequr qafe sekretarin e deritashëm, Jack Straw, i cili ka luajtur një rol të madh në ndërtimin e urave në mes të Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. "Në njërën anë, duhet vlerësuar faktin se sekretari I punëve të jashtme tani është femër, por në anën tjetër, është befasues fakti se Margaret Beckett është emëruar në këtë funskion”, thotë zoti Fisher, duke shtuar se Beckett është një besnike e zotit Blair dhe sipas tij kjo është arsyeja kryesore pse ajo është emëruar në këtë post.
Zoti Fisher këtë qëndrim e argumenton me faktin se Britania e ka thyer monopolin mashkullor duke pasur zonjën Margaret Thatcher si kryeministre për 11 vjet me rradhë. Ekspertët që përcjellin nga afër cështjen e pjesëmarrjes së gruas në mekanizmat e politikës së jashtme janë të bindur se cështja e barazisë gjinore vazhdon të mbetet e hapur dhe gratë ende nuk janë partnerë të barabartë në raport me mashkujt në rarfshin e sigurisë kombëtare. Taina Bien-Aime është drejtore e një grupi në New York që lufton dhunën dhe diskriminimin kundër grave, grup i cili së fundi ka filluar një fushatë për të zevëndësuar sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, me një grua. Bien-Aime e ka përshëndetur emërimin e zonjës Beckett nga pikëpamja gjinore, por ajo thoë se madje edhe në vendet sikurse Shtetet e Bashkuara, ku dy gra kanë qenë sekretare të shtetit, Madeleine Albright dhe Condoleezza Rice, duhet bërë më shumë punë në këtë drejtim. "Shtetet e Bashkuara janë prapa në kuptimin e pjesëmarrjes politike të grave në Kongres dhe në Senat. Mendoj se kemi përqindjen më të vogël të kësaj pjesëmarrjeje në krahasim me Bashkimin Evropian, ku niveli i pjesëmarrjes është 30 për qind”, thotë zonja Bien-Aime. Pamela Aall, është presidente e organizatës Gratë në Sigurinë Ndërkombëtare dhe ajo thotë se në botë ka gra që luajnë një rol të madh udhëheqësie, por jo edhe në të gjitha nivelet. "Unë mendoj se është e lehtë për të thënë se gratë janë të përafqësuara mirë, meqë kemi Condoleezza Rice në SHBA, Angela Merkel në Gjermani dhe ka gra që janë presidente. Por, unë nuk jam e sigurtë se gratë kanë arritur të depërtojnë mirë në tërë sistemin”, thotë zonja Aall. Sipas saj, disa vende që kohët e fundit kanë dalë nga ndonjë konflikt, nuk i kanë nivelet e njejta të barazisë gjinore me Shtetet e Bashkuara dhe me vendet tjera perëndimore, kryesisht për faktin se këto vende kanë pasur rastin të hartojnë kushtetuta të reja, me të cilat është mandatuar numri i domosdoshëm i grave në Parlament.