Ndërlidhjet

DUBROVNIK


Nën presidenti amerikan Dick Cheney ka mbërritur në Dubrovnik për të zhvilluar takime me liderë të Ballkanit, vendet e të cilëve shpresojnë ti bashkohen NATO-s. Ai u takua sot me presidentin kroat Stipe Mesiç.
Nesër është paralajmëruar që nën presidenti Cheney të takohet dhe me kryeministrin kroat Ivo Sanader, kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe atë të Maqedonisë Vllado Buçkovski për të diskutuar mbi NATO-n.
Zëdhënësja e Cheney tha se nën presidenti amerikan do ti sigurojë këto vende për mbështjen amerikane të reformave ekonomike dhe politike.
Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia kanë firmosur "Kartën e Adriatikut" me Shtetet e Bashkuara në 2003, për të lehtësuar procesin e integrimit në aleancën ushtarake. Të tre vendet shpresojnë t'i bashkohen NATO-s në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG