Ndërlidhjet

PODGORICË


Ministri i jashtëm i Malit të Zi Miodrag Vllahoviç ka vlerësuar se në rast të pavarësimit, procesi i njohjes ndërkombëtare të Malit të Zi, nuk do të jetë "as i gjatë e as problematik".
"Bashkësia ndërkombëtare tashmë është përgatitur për një situatë të tillë ndërsa ne kemi marrë sinjalë pozitive" ka thënë Vllahoviç duke shtuar se ministria e jashtme dhe autoritetet në Podgoricë "janë gjithashtu shumë të gatshme për një situatë e tillë, në një të ardhme të afërt".
Referendumi për pavarësimin e Malit të Zi është paralajmëruar të mbahet në datë 21 maj.
XS
SM
MD
LG