15 antarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhen sot për të diskutuar draft rezolutën franko-britanike, ku kërkohet që Irani të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
Pavarësisht kundërshtive të Rusisë dhe Kinës, drafti mbështetet në kapitullin 7 të kartës së Kombeve të Bashkuara, i cili lejon vendosjen e sanksioneve dhe ndërhyrjes ushtarake.
Të enjten ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara tha se drafti siç është shkruar tani, mund vetëm të rrisë tensionin.
Ndërkaq agjensitë ruse citojnë zëvendësministrin e jashtëm rus Sergei Kiskyak të ketë thënë se, draft rezoluta ka nevojë për ndryshime të mëdha. Nga ana tjetër ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara John Bolton ka thënë se, Shtetet e Bashkuara janë gati të dëgjojnë mendimet e Kinës dhe Rusisë, për ndryshime në draft.