Ndërlidhjet

KABUL /BASRA


Në lindje të Afganistan është rrëzuar një helikopter ushtarak me 10 ushtarë amerikan në bord, asnjëri prej të cilëve nuk i mbijetoi incidentit. Zyrtarët thonë se rrëzimi i helikopterit nuk ishte rezultat i ndonjë sulmi dhe se po hetohet mbi shkaqet që çuan në rrëzimin e tij.
Ndërkaq një helikopter ushtarak britanik është rrëzuar sot në qytetin e Basras në jug të Irakut.
Ai ra një shtëpi në një zonë rezidenciale. Policia irakiane tha se helikopteri mund të jetë goditur nga një raketë por lajmi nuk konfirmohet ende.
Ministria britanike e punëve të brendëshme tha se bëhet fjalë për viktima por nuk raportoi asnjë shifër.
XS
SM
MD
LG