Ndërlidhjet

DUBROVNIK


Nën presidenti amerikan Dick Cheney u takua sot në Dubrovnik me presidentin Stipe Mesiç, të cilin e siguroi për mbështetjen e Uashingtonit në përpjekjet e Kroacisë për t'iu bashkangjitur NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Cheney gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara e "çmojnë thellë" ndihmën e Kroacisë në Afganistan.
Nesër Cheney do të takohet me kryeministrat e Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, Ivo Sanader, Sali Berisha dhe Vllado Buçkovski.
Zëdhënësja e tij, Lea McBride, tha se nënpresidenti do t'i sigurojë këto vende për mbështjen amerikane të reformave ekonomike dhe politike.
Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia kanë firmosur "Kartën e Adriatikut" me Shtetet e Bashkuara në vitin 2003, për të lehtësuar procesin e integrimit në NATO, ku shpresojnë të anëtarësohen në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG