Ndërlidhjet

BASRA


Të paktën 5 irakianë u vranë dhe disa u plagosën nga përplasja mes turrmës dhe trupave britanike, që u dërguan për t'i nxjerrë të vdekurit e tyre nga rrënojat e helikopterit që u rrëzua sot në jug të qytetit Basra.
Policia irakiane dhe oficerët britanikë thanë se militantët hodhën gurë dhe koktejë Molotov në kohën kur trupat britanike mbërrinë në vendin e ngjarjes.
Dy nga irakianët e vdekur janë fëmijë.
Policia tha se 4 anëtarët e ekuipazhit e humbën jetën në rrëzimin e helikopterit.
Në zhvillime tjera, një sulmues vetëvrasës mori jetën e 3 oficerëve irakianë në një bazë ushtarake në Tikrit.
Po sot, dy fëmijë u vranë nga mortajat që u shkrepën në pjesën veriore të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG