Ndërlidhjet

DUBROVNIK


Zëvendës presidenti amerikan, Dick Cheney ka mbështetur sot aspiratat për integrimet evro-atlantike të Koracisë, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.
- Ne e kuptojmë dëshirën për t'ju bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ne, poashtu besojmë se është shumë me rëndësi, si për NATO ashtu edhe për BE, që të marrin anëtarë të rinjë. Vendet që aspirojnë të anëtarësohen në organizata dhe na ndihmojnë ti përtrijmë ato, na ndihmojnë edhe ne në ridedikimin tonë për vlerat fundamentale të lirisë dhe të demokracisë, tha zëvendës presidenti amerikan. Në takimin e Dubrovnikut, me zëvendës presidentin Cheney, merrnin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i Kroacisë, Ivo Sanader dhe ai i Maqedonisë, Vlado Buçkovski. Zoti Cheney shprehu "falënderim të thellë" për faktin se "të tri vendet tashmë janë angazhuar së bashku me Naton dhe me forcat e Shteteve të Bashkuara në vendet siç janë Afganistani dhe Iraku". Siç informon mëtutje agjencia AP, kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria është e gatshme "të paguajë çfarëdo çmimi" për arritjen e anëtarësimit, që sipas tij, është i domosdoshëm për "ta lënë prapa të kaluarën e vështirë".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG