Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shjtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportet sipas të cilave drejtori i agjencisë CIA, Porter Goss ka dhënë dorëheqje pasi presidenti George Bush kishte humbur besimin në të. Zëdhënësja Dana Perino tha mbrëmë vonë se raportet ishin "kategorikisht të pavërteta" dhe lavdëroi zotin Goss për rolin e tij kryesor në fokusimin në fitoren në luftën kundër terrorizmit dhe në transformimin e agjencisë CIA. As Porter Goss e as presidenti Bush nuk i kanë dhënë arsyet e dorëheqjes së zotit Goss, i cili në postin e drejtorit të agjencisë CIA i kaloi më pak se dy vite.
XS
SM
MD
LG