Ndërlidhjet

DUBROVNIK


Zëvendëspresidenti amerikan Dik Çejni ka mbështetur aspiratat e Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë, tre vendet nënshkruese të Kartës së Adriatikut, për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Çejni në takimin e Dubrovnikut vlerësoi vullnetin e tre vendeve për të ndërmarrë reforma demokratike.
"Ne e kuptojmë dëshirën tuaj për t'ju bashkangjitur NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ne gjithashtu mendojmë se është shumë e rëndësishme për NATO-n dhe Bashkimin Evropian të pranojë anëtarë të rinjë. Popujt që synojnë t'i bashkohen këtyre organizatave ndihmojnë për ripërtëritjen e strukturave në fjalë dhe na ndihmojnë ne për t'iu ripërkushtuar vlerave bazë të demokracisë që janë shumë të rëndësishme për sigurinë tonë kolektive", tha zëvendëspresidenti Çejni.
"Ne çmojmë thellësisht faktin që të gjithë ju jeni të përfshirë bri NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara në vende si Afganistani dhe Iraku", tha Çejni.
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se vendi i tij është i gatshëm "të paguajë çdo lloj çmimi" për t'u anëtarësuar, pasi kjo është e rëndësishme "për të lënë pas krahëve të shkuarën e afërt tepër të vështirë".
XS
SM
MD
LG