Ndërlidhjet

BEOGRAD


Forcat speciale serbe kanë ndërmarrë një numër aksionesh gjatë ditës në përpjekje për të arrestuar Ratko Mlladiçin, i kërkuar nga Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë.
Aksionet qenë përqëndruar rreth kufirit me Bosnjën. Gjatë 48 orëve të fundit aksione kërkimi janë zhvilluar dhe në rrethinat e Beogradit, për të arrestuar bashkëpunëtorët e Mlladiçit, bëjnë të ditur autoritetet.
Për shkak të mosarrestimit të Mlladiçit Bashkimi Evropian gjatë javës që lamë pas pezulloi bisedimet me Beogradin për marrëveshjen e asocim stabilizimit.
XS
SM
MD
LG