Ndërlidhjet

LONDËR


Ministri rus i Industrisë dhe Energjetikës Viktor Khristenko tha se vendet më të industrializuara të botës duhet të pranojnë se Rusia është e përkushtuar ndaj demokracisë, dhe se ka hequr dorë nga "fantazmat e Luftës së Ftohtë".
Në komentin e sotëm në Financial Times, Khristenko i ka hedhur poshtë akuzat e nënpresidentit Dick Cheney, se Rusia i shfrytëzon rezervat e mëdha të energjisë për të ushtruar presion politik.
Ndërkaq në një intervistë për gazetën gjermane Bild, presidenti George Bush tha se Rusia ka dërguar "sinjale të përziera", të cilat kanë bërë që qeveria amerikane të pyetet nëse ky vend vërtetë është i përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së shtypit, lirisë fetare dhe lirive tjera.
XS
SM
MD
LG