Ndërlidhjet

TEHERAN/ ANKARA


Ali Larixhani, kreu i ekipit negociator iranian për programet bërthamore po takohet në Ankara me zyrtarët më të lartë turq, përfshi kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Turqisë.
"Duam që çështjet bërthamore të zgjidhen me mjete paqësore. Ne mendojmë se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore është autoriteti i duhur për të zgjidhur këtë problem. Agjencia do të tejkalohet nëse zgjidhja do të vijë nga Këshilli i Sigurimit. Ne nga ana jonë po përpiqemi të jemi transparent", tha Larixhani.
Ndërkaq qeveria iraniane ka bërë të ditur se presidenti Ahmadinexhad i ka shkruajtur presidentit amerikan Xhorxh Bush duke i propozuar rrugë të reja për të dalë "nga situata tepër e brishtë" në të cilën ndodhet bota.
Letra i është dorëzuar Ambasadës së Zvicrës në Iran, e cila përfaqëson interesat amerikane në këtë vend.
XS
SM
MD
LG