Banka Botërore ka tërhequr vëmendjen në një raport të fundit të saj se Autoriteti Palestinez mund të ndalojë së funksionuari nëse punonjësit e qeverisë vazhdojnë edhe më tej të punojnë pa pagesë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ngrirë pagesat për Autoritetin Palestinez që nga ardhja në pushtet e grupit radikal Hamas.
Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Hamasi të heqë dorë nga dhuna dhe të pranojë shtetin e Izraelit.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë gjatë ditës në Rripin e Gazës ka pasur përleshje të armatosura mes mbështetësve të Hamasit dhe Fatahut ku për pasojë humbën jetën tre palestinezë të armatosur.