Ndërlidhjet

SOFJE


Bisedimet për statusin e Kosovës duhet të presin derisa të zgjidhen një numër çështjesh praktike, ka deklaruar i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari pas takimit me ministrin e jashtëm bullgar. "Kemi shumë çështje praktike për të zgjidhur në takimet e Vjenës apo përmes këshillimeve në Prishtinë e Beograd, para se të kalojmë në diskutimet për statusin", tha Ahtisari. Ai shtoi se është e rëndësishme që statusi nuk do të rrezikonte askënd.
Kryenegociatori Ahtisari sërish ka përsëritur thirrjen që serbët e Kosovës t'i japin fund mospjesëmarrjes në institucionet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG