Ndërlidhjet

PRISHTINË


Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë bojkotuar sot mësimin në shenjë revolte ndaj ndërhyrjes së Ministrisë së Arsimit në punët e Universitetit. Parlamenti Studentor, thotë se do ta vazhdojë bojkotimin e mësimit deri në shfuqizimin e një udhëzimi administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili i jep fuqi ministrit që të ndërhyjë në universitet.
Të njëjtat burime thanë se në pothuajse 95 për qind të fakulteteve nuk është duke u mbajtur mësimi.
Mirëpo, nënkryetari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës Demë Hoti, të cilin në këtë detyrë e ka caktuar Ministria e Arsimit ka thënë se mësimi është zhvilluar pjesërisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG