Ndërlidhjet

TIRANË


Pesë shtetas kinezë të etnisë ugure e fesë myslimane, të cilët për disa vjet kanë qëndruar në bazën ushtarake amerikane në Guantanamo, pas një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara e Shqipërisë janë vendosur në Tiranë.
Të pesë shtetasit kinezë kanë kërkuar strehim politik në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara prej disa vitesh nuk ia kanë dorëzuar qeverisë kineze të pesë qytetarët e saj të kapur në Afganistan, pasi ata nuk ishin të sigurtë në Kinë.
Ambasadori kinez në Tiranë ka kërkuar nga ministria e jashtme që t'ua dorëzojë shtetasit kinezë, pasi ata janë pjesë e një rrjeti terrorist që kërkon shkëputjen e një rajoni nga Kina.
Shefi i diplomacisë, Besnik Mustafaj i është përgjigjur kërkesës kineze se vendimi për të pestët do merret në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar.
XS
SM
MD
LG