Ndërlidhjet

TEHERAN/NJU JORK


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad i ka dërguar një letër presidentit të SHBA-së George Bush, ku pretendon se ka reflektuar pikpamjet e popullit iranian, lidhur me çështje të ndryshme ndërkombëtare.
"Çështjet që kam përmendur janë ato që ndodhen në zemrën e kombi iranian, pikpamja, opinioni dhe besimi i tyre. Është mënyra sesi kombi iranian i sheh dhe si mendon t'i zgjidhë problemet nga të cilat vuan bota sot" –tha Ahmandinejad.
Letra e presidentit iranian, e cila nuk është bërë publike, dënon duke e cilësuar si të dështuar, stilin perëndimor të demokracisë dhe liberalizmit. Në të dënohet mbështetja amerikane për Izraelin, kritikohet ai që cilësohet pushtim i Irakut nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa përmendet pak programi bërthamor i Iranit.
Lidhur me letrën sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice tha se ajo nuk përmban asgjë të re në të.
Besohet se ky është komunikimi i parë formal mes të dy liderëve të dy vendeve, që prej vitit 1979.
Ndërkaq takimi i ministrave të jashtëm të fuqive kryesore botërore ka dështuar në përcaktimin e një strategjie të përbashkët për trajtimin e çështjes bërthamore të Iranit. Diplomatët thanë takimi nuk arriti të tejkalojë vërejtjet e Rusisë dhe Kinës ndaj draft rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të autorizonte sanksione të mundshme ose aksion ushtarak kundër Iranit, nëse ky vend, nuk i plotëson kërkesat për ndaljen e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG