Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pritet që sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice të kërkojë vendosjen e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në Sudan, në paraqitjen e saj në Këshillin e Sigurimit sot më vonë gjatë ditës. Lidhur me këtë çështje foli edhe ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton:
"Ne dëshirojmë vendosjen e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ne po ashtu synojmë përshpejtimin e ndihmës për misionin e Unionit afrikan në Sudan, që ai të përforcohet derisa të vazhdojë tranzicioni" tha Bolton.
Sudani ka hedhur poshtë disa herë propozimet për një mision të tillë të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG