Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se diplomacia është opsioni i parë dhe më i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës rreth programit bërthamor të Iranit, duke shtuar se iranianët nuk duhet të kenë armë bërthamore apo kapacitete për ti prodhuar ato.
" Vendet e kuptojnë rrezikun nesë Irani ka armë bërthamore. Ata kuptojnë pasojat e një Irani bërthamor sidomos kur ka një president i cili kërcënon njerëzit" tha Bush një ditë pas letrës që presidenti i Iranit dërgoi në adresë të tij, ku Ahmedinejad reflektonte mendimet e popullit të iranian. Shtëpia e Bardhë tha se nuk do të ketë përgjigje formale me shkrim për letrën.
Ndërkaq më herët negociatori iranian për çështjen bërthamore Ali Larijani u shpreh se:
" Disa vende si Rusia dhe Kina kanë pozicione më realiste. Këshilla jonë për vendet e tjera të Evropës është të mos ndjekin politikën e një vendi që do të krijojë kokëçarje në rajon. Ne besojmë se unioni ka potencialin e duhur për të zgjidhur çështjen" tha Larijani.
Gjatë ditës sot, takimi i diplomatëve në Nju Jork nuk arriti në një marrëveshje lidhur me një draft rezolutë të Këshillit të Sigurimit që do të autorizonte sanksione të mundëshme ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG