Ndërlidhjet

HAGË


Unioni Serbi-Mali i Zi i kërkoi sot gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë të ndihmojë në procesin e pajtimit në Ballkan dhe të hedhë poshtë pretendimin e Bosnjës se, Beogradi ka kryer genocid gjatë luftës së përgjakshme të Bosnjës ,në vitet 1992-1995.
Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ka dëgjuar 9 javë argumente të të dyja palëve dhe tashmë, do të tërhiqet për të marrë një vendim. Mund të duhen muaj dhe ndoshta më shumë se një vit, deri sa gjykata të japë verdiktin, i cili është përfundimtar dhe s'mund të apelohet.
XS
SM
MD
LG