Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i BE-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Stephan Lehne, sot qëndron në Kosovë.
Vizita e tij është paralajmëruar të jetë në funksion të përgatitjes së takimeve të ardhshme për statusin, ndërsa Lehne do të angazhohet më tepër në çështjet ekonomike.
Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, Lehne u ka bërë thirrje autoriteteve vendore të punojnë më shumë në zbatimin e standardeve, për të përshpejtuar kështu edhe vetë procesin negociator për statusin.
Stephan Lehne u takua edhe me bartësin e Listës Serbe, Oliver Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG