Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka mbajtur sot fjalimin vjetor drejtuar kombit, duke u fokusuar në problemet demografike të Rusisë dhe nevojën për forcimin e ushtrisë.
Ai tha se rënia e vazhdueshme e numrit të popullsisë është "problemi më serioz" për Rusinë.
Putin gjithashtu tha se Rusia ka nevojë për ushtri të fortë, jo vetëm që të mbrohet nga kërcënimet e mundshme, por edhe të rezistojë ndaj presioneve politike që vijnë nga jashtë.
Ai nuk foli në mënyrë direkte mbi kritikat amerikane për gjendjen e të drejtave të njeriut në Rusi.
Lidhur me programin bërthamor të Iranit, ai tha se Rusia në mënyrë të qartë është kundër përhapjes së armëve bërthamore, por shtoi se "metodat e forcës, rrallë herë japin rezultate të dëshiruara, dhe zakonisht pasojat janë më të tmerrshme se kërcënimi fillestar".
XS
SM
MD
LG