Ndërlidhjet

PROBLEMET DEMOGRAFIKE DHE USHTARAKE, NË QENDËR TË FJALIMIT VJETOR TË PUTINIT


Disa vëshgues menduan se Putini do të shfrytëzonte fjalimin e përvitshëm përpara kombit për të hedhur poshtë fjalimin e nën presidentit amerikan Dick Cheney, të mbajtur në Lituani, në kryeqytetin e vendit Vilnius, i cili ishte mjaft kritik ndaj Kremlinit dhe që u duk se do të krijonte një hendek mes Moskës dhe Uashingtonit.
Por Putini duket se nuk pranoi dyluftimin. Në fjalimin e shtatë që nga zgjedhja e tij në vitin 2000, ai bëri vetëm disa kritika të zbutura ndaj SHBA-së. Lidhur me tensionin mes Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit, ai tha se Rusia është shprehur qartë kundër përhapjes së armëve bërthamore, ndërsa këshilloi SHBA-në të mos ndërmarrë aksion ushtarak ndaj Iranit.
"Është e njohur se metodat e përdorimit të forcës rrallë japin rezultatin e kërkuar dhe pasojat e tyre janë shpesh më të tmerrshme, sesa vetë kërcënimi prej programeve bërthamore", tha Putin.
Fjalimi i presidentit Putin i mbajtur përpara përfaqësuesve të të dyja dhomave të parlamentit rus, u fokusua kryesisht në çështjet e brendëshme, në atë që Putini e quajti çështje kryesore, krizën demografike e vendit.
Presidenti Putin tha se rritja vjetore llogaritet rreth 700 mijë njerëz duke prezantuar një plan të detajuar që synon inkurajimin e grave, për të lindur të paktën 2 fëmijë, për të siguruar një popullsi stabël.
"Kur planifikon të ketë një fëmijë, një grua përballet me zgjedhjen nëse mund t'a ketë, pasi mund të rrezikojë punën. Kjo është një zgjedhje e vështirë. Inkurajimi për lindjen e fëmijëve përfshin një sërë masash administrative, mbështje sociale dhe financiare", tha Putin.
Presidenti foli dhe për mbetjen në vend të ushtrisë, ndërsa premtoi të ringrejë ushtrinë ruse që të mund të përballet me kërcënimet lokale rajonale dhe globale. Ai tha ndërkaq me pak dozë ironie në të, se Rusia duhet të përballet me sfidën e të qënit në garë me standartet ushtarake të një vendi si SHBA, i cili ka dhe një buxhet më të madh për këtë qëllim.
"Buxheti i tyre për mbrojtjen në terma absolutë është të paktën 25 herë më i madh sesa ai i Rusisë. Në fushën e mbrojtjes kjo quhet "shtëpia e tyre, kështjella e tyre". Por kjo nënkupton se dhe në vete, duhet të ndërtojmë një shtëpi të fortë", tha Putin.
Sipas presidentit rus siguria globale do të varet nga një ushtri e re, më profesioniste dhe moderne.
"Ne gjithashtu duhet të jemi gati të zprapsim agresionin e huaj të mundshëm dhe aktet e terrorizmit ndërkombëtar dhe t'i përgjigjemi tentativës së çdokujt që ushtron presion në polikën e jashtme të Rusisë, si mënyrë për të forcuar pozitën e tyre. Duhet thënë hapur se sa më e fortë ushtria jonë, aq më të pakta do të jenë tentativat për presion ndaj nesh", tha Putin.
Ndërmjet çështjeve për të cilat Putini foli ishte dhe ajo që, presidenti rus, e cilësoi si presion i perëndimit për anëtarësimin e vendit të tij në Organizatën Botërore të Tregtisë.
"Është e qartë se ekonomia jonë është më e hapur sesa ekonomitë e shumë antarëve të kësaj organizate të respektuar. Negociatat për antarësimin e Rusisë në të nuk duhet duhet të kthehen në pengesë dhe nuk kanë të bëjnë aspak me aktivitetin e kësaj organizate", tha Putin.
Ndërkaq Putini tha se nuk është arritur dyfishimi i rritjes së produkteve të brendshme, por theksoi se performanca ekonomike e vendit të tij është forcuar për shkak të rritjes domethënëse të tregut të energjisë.
Rusia shpreson të përdorë kryesinë e radhës së G8-ës të riparojë reputacionin e saj të varfër, sidomos në vendet e Evropës perëndimore, si një vend që di të ndajë çështjet e energjisë nga ato të politikës. Putini tha sot se Rusia "mund të bëje gjithshka për t'iu përbajtur detyrimeve përballë partnerëve tradicionalë", siç është Evropa.
XS
SM
MD
LG