Ndërlidhjet

FRANKFURT


Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte nga Kosova dhe përgatitet t'ua dorëzojë autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë.
Policia mohoi të zbulojë identitetin e shqiptarit 38-vjeçar, por Reuters transmeton burimet e KB në Kosovë se fjala është për Xhemail Gashin.
Prokurorët në Gjermani thanë se ai ka udhëhequr një kamp të burgosurish që drejtohej nga UÇK në periudhën qershor-tetor, të vitit 1998.
"Ai akuzohet për rrëmbimin e një numër njerëzish në kampin e të burgosurve Drenovc afër Prizrenit, si dhe akuzohet se i ka torturuar, abuzuar, dhe në disa raste i ka vrarë", thotë njoftimi i prokurorisë gjermane.
"Prej atëherë, nuk ka patur asnjë gjurmë të viktimave, që janë rrëmbyer në kohë të ndryshme nga shtëpitë e tyre apo vendet e punës. Ata besohet se janë të vdekur", thuhet më tej në deklaratë.
Prokurori i Frankfurtit Peter Rueckert tha se njeriu nuk ka rezistuar kur tre policët e arrestuan të hënën në mbrëmje në qytezën Seeheim-Jugenehim në afërsi të Frankfurtit.
Rueckert tha se polica gjermane tashmë dy vjet e kërkonte të dyshuarin, pasi kishte pranuar informata se ai kishte hyrë ilegalisht në Gjermani.
Zëdhënësi i administratës ndërkombëtare në Kosovë ka thënë se UNMIK-u në mars ka kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e të pandehurit, nën akuzat për "krime lufte dhe akuza tjera serioze". Ai ka thënë se akuzat përjashtojnë gjenocidin.
XS
SM
MD
LG