Ndërlidhjet

JAKARTA


Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad sot sërish doli në mbrojtje të programit bërthamor të vendit të tij, duke thënë se ai është vetëm për qëllime paqësore.
Pas takimit me presidentin e Indonezisë, Susilo Bambang Yudhoyono, Ahmadinejad tha se Irani "është i aftë t'i mbrojë të drejtat dhe interesin e tij".
Deklarata e tij u bë pak pasi diplomatët evropianë njoftuan se po përgatisin një paketë ndëshkimesh stimuluese për ta bindur Iranin që ta ndërpresë pasurimin e uraniumit.
Po sot, Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice, në një intervistë për televizionin amerikan tha se është vetëm "çështje kohe" përpara se aksioni të ndërmerret nga Kombet e Bashkuara.
"Ende ka shumë hapa diplomatikë për t'u ndërmarrë. Para së gjithash, ne do të vazhdojmë të kërkojmë rezolutën e Këshillit të Sigurimit, dhe do të ndërmarrim aksion në Kombet e Bashkuara. Kjo ështëvetëm çështje kohe, dhe menduam se dy javë nuk janë shumë kohë e gjatë", tha Rice.
XS
SM
MD
LG