Albana Isufi, Prishtinë
Dialogu i brendshëm ndëretnik i filluar nga qeveria Rexhepi vazhdon të jetë prioritet edhe për kryeministrin Agim Çeku. Ky dialog ka synim themelor afrimin dhe pajtimin mes komunitetit shqiptar dhe atij serb. Në tryezën “Dialogu ndëretnik si parakusht për stabilitet dhe prosperitet në Kosovë”, pjesëmarrësit shqiptarë kanë pohuar se Kosova mund të jetë ndër vendet e rralla, që ka konsultuar shumë minoritetet për çështjet madhore.
Kryeministri Agim Çeku ka thënë se institucionet duhet ta kenë prioritet moral dhe politik krijimin e hapësirës së përshtatshme për dialog ndëretnik.
“Vendosja dhe forcimi i një dialogu ndëretnik ka ndikim në tërë shoqërinë e Kosovës dhe në këtë mënyrë, zbatimi sa më i plotë në praktikë është përgjegjësi e të gjithëve në Kosovë. Kjo përgjegjësi në radhë të parë bie mbi administratën qendrore dhe atë lokale. Ne kemi për detyrë që të punojmë për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha kryeministri Çeku.
Kreu i qeverisë së Kosovës është i bindur se paqja mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes komuniteteve.
“Vetëm në këtë mënyrë të gjithë së bashku të mund të ndërtojmë një shoqëri paqësore, demokratike, të hapur dhe gjithëpërfshirëse që garanton lirinë, dinjitetin dhe prosperitetin e të gjithë qytetarët të Kosovës.”
Ndërsa kreu i Këshillit Konsultativ me Komunitetet Veton Surroi, thotë se procesi negociator i Kosovës mund të jetë ndër të vetmit ku janë konsultuar në mënyrë shumë të thellë komunitetet. Surroi thotë se megjithatë, serbët e Kosovës janë shantazhuar shumë herë nga ana e Beogradit, duke kërkuar që t’i japin llogari për veprimet e tyre. Ai thotë se Beogradi ka paralajmëruar se nuk dëshiron që në bisedimet e Vjenës të flitet për komunitetet pakicë të Kosovës.
“Çfarëdo që të jetë qëndrimi i Beogradit, ne kemi marrë një obligim, jo vetëm nga aspekti i kodifikimit të brendshëm, por edhe nga aspekti i arritjes së një marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare, rreth të drejtave që duhet t’i kenë pakicat. Fatmirësisht, ne mund të kemi dallime esenciale me koalicionin e tanishëm qeverisës, për shumë çështje të tjera, por kjo është një çështje në të cilën kemi një konsensus të plotë të gjithë aktorët politikë dhe të gjithë në shumicë të madhe aktorët politikë të komuniteteve pakicë”, tha zoti Surroi.
Veton Surroi ka kërkuar që çështja e pakicave të rregullohet me një ligj kushtetues.
Ndërkohë, në këtë tryezë të organizuar nga Fondacioni Friedrih Erbert Stiftung, nuk ka marrë pjesë edhe pse i ftuar, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe, Nektarie. Por, ftesën nuk e kanë refuzuar disa të rinj serbë nga anë të ndryshme të Kosovës. Njëri nga ta, Lubisha Raciçeviç, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë, ka theksuar se çështjet ekonomike janë ndër problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet komuniteti serb në Kosovë.
“Duhet të sigurojmë punë të mirë për ata që duhet të kthehen, sepse çfarë mund të bëhet atëherë, kur ne që jemi këtu nuk jetojmë mirë. Mendoj jo vetëm ne serbët, por edhe shqiptarët. Duhet bashkëpunim më i madh në forma të ndryshme, qoftë, në kulturë e sport, sepse çka na duhet e gjithë kjo, kur për shembull fqinjët nuk shoqërohen në mes vete”, ka thënë Raciçeviç.
Ndërkohë, ministri boshnjak në qeverinë e Kosovës, Sadik Idrizi, ka pohuar se të gjitha komunitetet duhet të kthejnë kokën nga e ardhmja e jo nga e kaluara.