Ndërlidhjet

UASHINGTON


I dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari do të bisedoj sot në Uashington me të dërguarin amerikan për statusin e Kosovës, Frank Wisner dhe me zyrtarë të Departamentit të shtetit. Pas këtyre takimeve, zoti Ahtisari, që dje arriti në Uashington, do të udhëtoj për në Nju Jork, për t'u takuar me zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara. Pritet që përfaqësuesit e administratës amerikane dhe ata të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisari do ti njoftoj për bisedimet dhe progresin e realizuar gjatë katër takimeve të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Vjenë, për decentralizimin dhe për përgatitjet për takimet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG