Ndërlidhjet

LONDËR


Në një raport të ligjëvënësve britanikë thuhet se shërbimet e sigurimit nuk kanë pasur burime për ti parandaluar sulmet me bomba në sistemin e transportit të Londrës, në korrik të vitit të kaluar, kur u vranë më se 50 vetë. Sipas raportit, dy nga sulmuesit, kishin qenë nën mbikqyrje nga ana e shërbimit të sigurimit, para sulmeve, por nuk ishin konsideruar se paraqisnin kërcënime serioze. Në raport poashtu thuhet se dy nga sulmuesit me bomba "me gjasë kishin ndonjë kontakt" me rrjetin terrorist al-Qaeda, por shkalla e përfshirjes ishte e paqartë.
XS
SM
MD
LG