Ndërlidhjet

UASHINGTON


I dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari sot në Uashington është takuar me nënsekretarin e departamentit amerikan të shtetit për çështje politike, Nicholas Burns, me të dërguarin amerikan për statusin e Kosovës, Frank Wisner dhe me zyrtarë të tjerë të Shteteve të Bashkuara, i tha Radios Evropa e Lirë, Jerry Kinner, zëdhënëse e Departamentit të shtetit për çështje evropiane. Ajo mëtutje tha se në këto takime është diskutuar se cilët do të jenë hapat e ardhshëm lidhur me ecurinë e procesit të bisedimeve për statusin e Kosovës. Zëdhënësja Kinner tha se "Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht presidentin Ahtisaari në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës" dhe shtoi se "Shtetet e Bashkuara do të mbeten të përfshira në mënyrë thelbësore dhe qendrore në procesin e statusit të Kosovës".
XS
SM
MD
LG