Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori Soren Jessen-Petersen thotë se Kosova ka bërë progres real në standarde, të përcaktuara nga Bashkësia Ndërkombëtare. Këtë vlerësim e përmban raporti i zotit Petersen që do ti paraqitet Këshillit të Sigurimit në qershor të këtij viti. Agjencia Reuters nga Prishtina mëtutje njofton se në raport thuhet se udhëheqja shqiptare ka "ripërtirë" përpjekjet për përmirësimin e kushteve të jetesës së serbëve dhe të minoriteteve të tjera dhe për krijimin e demokracisë funksionale. Nëse institucionet e Kosovës "e mbajnë nivelin aktual të përkushtimit, ne do të jemi dëshmitarë të të arriturave të mëtejshme substanciale, gjatë muajve të ardhshëm", shkruan në raport.
XS
SM
MD
LG