Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush sot përgënjeshtroi raportet se agjencitë e zbulimit të Shteteve të Bashkuara kanë tubuar të dhëna për thirrjet telefonike të dhjetëra miliona amerkanëve. Në raportin e gazetës USA Today, ka pasur akuza se tri kompanitë më të mëdha telefonike në Shtetet e Bashkuara, i kanë dhënë informata Agjencisë për sigurinë kombëtare nga bisedat telefonike. Presidenti Bush tha se agjencitë e Shteteve të Bashkuara i spiunojnë vetëm të dyshuarit për terrorizëm:
- Së pari, veptimtaritë tona të zbulimit saktësisht e kanë në shënjestër Al-Kaidën dhe ndihmësit e tyre të njohur. Al–Kaida është armiku ynë dhe ne dëshirojmë ti dijmë planet e tyre. Së dyti, qeveria nuk i dëgjon thirrjet telefonike të brendshme pa miratimin e gjyqit. E treta, aktivitetet e zbulimit që i kam autorizuar janë ligjore.
XS
SM
MD
LG