Ndërlidhjet

BAGDAD


Në shenjë proteste kundër vrasjes së djeshme të liderit sunit fetar dhe për dhunën tjetër në Irak, lideri i lartë fetar shiit, Ajatollah Ali Sistani sot ka urdhëruar mbylljen e të gjitha xhamive shiite për tri ditë, në vendin ku ka ndodhur vrasja. Një zëdhënës i tij ka thënë se kjo tregon solidaritet me sunitët, pas vrasjes së imamit, i cili u vra dje, së bashku me dy ndihmës të tij, pas daljes nga xhamia, në qytetin Zubajir. Prej zhvillimeve të tjera, në Irak, veçojmë lajmin se sot, nga dy sulme të ndara me bomba, në jugperëndim të Bagdadit, janë vrarë tre ushtarë të Shteteve të Bashkuara. Në një incident tjetër, pesë civilë janë vrarë gjatë një sulmi me bombë në lagjen Mansur të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG