Ndërlidhjet

MOSKË


Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Igor Ivanov është shprehur sot kundër përdorimit të forcës ushtarake për ta zgjidhur çështjen e programit bërthamor të Iranit. Ai tha se çfarëdo aksioni ushtarak kundër Iranit mund të krijoj "eksplodim" të situatës në rajon dhe më gjërë. Në diskutimet me anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rusia ka kundërshtuar propozim rezolutën që mund ta hapë rrugën për masa të ashpra dhe, me gjasë, edhe aksion ushtarak, kundër Iranit, nëse ky vend nuk e ndalë pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG