Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sulmues të panjohur kanë plagosur dy serbë gjatë një plaçkitjeje në një pompë të benzinës në pjesën veriore të Kosovës. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Sami Mehmeti ka thënë se kjo ishte një plaçkitje e armatosur. Personat e plagosur janë dërguar në një spital në pjesën veriore të Mitrovicës për trajtim mjekësor. Gjatë plaçkitjes në fshatin Rudare, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, është marrë një sasi e të hollave, ka thënë zëdhënësi Mehmeti.
XS
SM
MD
LG