Ndërlidhjet

UASHINGTON


I dërguari i posaçëm i KB në bisedimet për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari, e vazhdon vizitën disa ditore në Shtetet e Bashkuara.
Ai sot pritet të takojë nënsekretarin e Kombeve të Bashkuara për operacionet paqësore Jean Mari-Gienno, të cilin do ta njoftojë për rrjedhën e deritashme të negociatave.
Mbrëmë në Uashington, Ahtisaari u takua me nënsekretarin e Shtetit, Nicholas Burns. Në takim, mori pjesë edhe i dërguari amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wiesner.
"Ne i mbështesim plotësisht presidentin Ahtisaari në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të mbeten të përfshira në mënyrë thelbësore dhe qendrore në procesin e statusit të Kosovës", deklaroi për Radion Evropa e Lirë Jerry Kinner, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.
XS
SM
MD
LG