Presidenti amerikan, George Bush ka përgënjeshtruar raportet se agjencitë amerikane të kundërzbulimit kanë tubuar të dhëna për thirrjet telefonike të dhjetëra miliona amerikanëve.
Gazeta amerikane USA Today shkroi se tri kompanitë më të mëdha telefonike i kanë dhënë informata Agjencisë për Sigurinë Kombëtare nga bisedat telefonike.
Shpjegime për raportin kanë kërkuar si demokratët, ashtu edhe republikanët. Mouric Hinchey është anëtar demokrat në Kongres.
"Kjo administratë ka kultivuar në vendin tonë kulturën e frikës, dhe ata besojnë se në të mund të përfshijnë çfarë të duan, pavarësisht nëse shkelen ligjet", tha Hinchey.
Presidenti Bush tha dje se agjencitë amerikane i spiunojnë vetëm të dyshuarit për terrorizëm.