Ndërlidhjet

XHAKARTA


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinexhad tha se vendi i tij nuk ka frikë nga një aksion i mundshëm ushtarak amerikan lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
NC051220
"Para së gjithash, ne mendojmë se kjo me siguri nuk do të ndodhë. Ata po bëjnë propagandë dhe luftë psikologjike, por e dinë se Republika Islamike është një fuqi shumë e madhe", tha Ahmadinexhad në një takim me udhëheqësit islamikë të Indonezisë.
Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se e përdor programin bërthamor civil për të ndërtuar armë bërthamore, gjë që Irani e mohon.
Ndërkaq kreu i Kombeve të Bashkuara ka përsëritur kërkesën e tij që Shtetet e Bashkuara të bisedojnë drejtpërsëdrejti me Iranin rreth programit bërthamor.
Annan ka shtuar se nëse Uashingtoni nuk përfshihet në bisedimet mes vendeve evropiane dhe Iranit, ky i fundit nuk do t'i marrë ato seriozisht.
XS
SM
MD
LG