Drejtori ekzekutiv i organizatës Të drejtat Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore, Eric Rosenthal, thotë se kushtet në të cilat jetojnë fëmijët nëpër qendrat psikiatrike në Rumani, janë nga më të tmerrshmet që ai ka parë ndonjëherë, kudo në botë. Ai thotë se trajtimi i këtyre fëmijëve në fakt është shkelje e ligjit ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut. Laurie Ahern është zëvendësdrejtore e kësaj organizate, e cila ka vizituar qendrat psikiatrike.
"Njëra prej këtyre qendrave është ajo që gjendet në qytetin Braila, ku kushtet janë jashtëzakonisht të tmerrshme. Gjatë vizitës sonë atje në qershor të vitit të kaluar kemi gjetur fëmijë që ishin buzë vdekjes për shkak të këtyre kushteve”, thotë zonja Ahern.
"Këta fëmijë ishin gati të vdisnin nga uria kur ne i gjetëm. Ata tani janë më mirë në kuptimin se po ushqehen dhe janë duke shtuar në peshë. Por, ajo që vazhdon të jetë problematike është se këta fëmijë do të vazhdojnë të jetojnë në këto institucione, meqë ekziston bindja se nëse një fëmijë ka aftësi të kufizuar mendore, ai nuk mund të jetojë me familjen apo të birësohet”, thotë zonja Ahern. Në fakt, ajo shpjegon se të gjithë fëmijët që ajo ka vizituar kishin aftësi për të jetuar në komunitet, për të shkuar në shkollë, për të qëndruar me familjet e tyre apo për t’u birësuar.
Në qendrën psikiatrike në Timisoara, zonja Ahern thotë se për 65 foshnje kujdeseshin vetëm tre anëtarë të personelit.
"E gjitha që mund të bëjnë këta njerëz është t’i ushqejnë dhe t’ua ndërrojnë rrobat. Pra, në qendër ishin 65 foshnje dhe në të njejtën kohë ishte një heshtje e rëndë dhe e çuditshme. Nuk kishte fare zhurmë dhe asnjë foshnje nuk qante. Dhe derisa shikoja foshnjet një nga një derisa arritëm tek fëmijët 2 vjeçarë, ishte e qartë se ata kishin ndejtur në shtrat për dy vjet, pa i përkëdhelur askush”, thotë zonja Ahern, duke shpjeguar se shumë prej tyre tregonin shenja të fëmijëve për të cilët nuk është kujdesur njeri.
Organizata e zonjës Ahern ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndërmarrë masa dhe blloku evropian pritet që së shpejti të marrë vendim mbi përmbushjen e reformave në Rumani, për t’u kualifikuar vitin e ardhshëm për anëtarësim. Zyrtarët rumunë të shëndtësisë pranojnë se ka probleme, por mohojnë se ato janë në përmasa kaq të mëdha. Kështu thotë edhe Bogdan Panait, ministër dhe president i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Rumani.
"Në Rumani ekzistojnë 502 institucione për fëmijë. 23 prej tyre strehojnë 150 fëmijë, ndërkaq 300 të tjera janë institucione të tipit të familjes. Kushtet në të gjitha këto institucione janë shumë të mira dhe shumica prej tyre madje respektojnë standardet evropiane”, thotë zoti Panait.
Por qeveria rumune megjithatë ka premtuar se do të hetojë raportin e organizatës që e ka ngritur këtë çështje.