Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia dhe Mali i Zi duhet të ndërtojnë demokraci të forta dhe të qëndrueshme në mënyrë që ta meritojnë vendin e tyre në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Por udhëheqësit e tyre aktualisht kanë mungesë vizioni, tha amabasadori amerikan në Beograd Majkëll Polt.
Më tej ai ka shtuar se 2006 do të jetë një vit i rëndësishëm pasi duhet të arrestohen të kërkuarit për krime lufte, të gjendet zgjidhja për statusin e Kosovës dhe të vendoset e ardhmja e vetë bashkësisë shtetërore Serbi e Mal i Zi.
Lidhur me çështjen e Kosovës ambasadori amerikan në Beograd ka shtuar se "duhet të jetë një vendim që respekton të drejtat e gjithë qytetarëve të Kosovës. Udhëheqësit serbë duhet të punojnë për të fituar mbështetjen e popullit për këtë vendim".
XS
SM
MD
LG