Ndërlidhjet

XHAKARTA


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinexhad tha se vendi i tij nuk ka frikë nga një aksion i mundshëm ushtarak amerikan lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
"Ata po bëjnë propagandë dhe luftë psikologjike, por e dinë se Republika Islamike është një fuqi shumë e madhe", tha Ahmadinexhad në një takim me udhëheqësit islamikë të Indonezisë.
Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se e përdor programin bërthamor civil për të ndërtuar armë bërthamore, gjë që Irani e mohon.
Ndërkaq kreu i Kombeve të Bashkuara ka përsëritur kërkesën e tij që Shtetet e Bashkuara të bisedojnë drejtpërsëdrejti me Iranin rreth programit bërthamor.
Annan ka shtuar se nëse Uashingtoni nuk përfshihet në bisedimet mes vendeve evropiane dhe Iranit, ky i fundit nuk do t'i marrë ato seriozisht.
XS
SM
MD
LG