Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi I administratës ndërkombëtare në Kosovë, Soren Jessen Petersen dhe kryeministri I Kosovës, Agim Çeku, kanë vizituar sot komunën e Deçanit dhe janë takuar me autoritetet vendore të këtij lokaliteti. Vizita e tyre në Deçan pason zgjatjen e vendimit të zotit Jessen Petersen për të shpallur lokalitetin përreth Manastirit të Deçanit si “zonë të veçantë” deri në hartimin e projekteve nga institucionet vendore për mbrojtjen e këtyre zonave. Ky lokalitet prej 800 hektarësh është I vetmi në Kosovë që është përfshirë në listën botërore të UNESCO-s për ruajtjen e trashëgimisë.
Gjatë takimit me autoritetet lokale në Deçan u fol dhe mbi ligjin për vlerat e luftës.
XS
SM
MD
LG