Ndërlidhjet

LUBJANË


I dërguari I posaçëm I Kombeve të Bashkuara për statusin Kosovës, Martti Ahtisaari, do të udhëtojë të martën e javës së ardhshme për në Slloveni. Në një komunikatë të lëshuar nga ministria e jashtme e Sllovenisë thuhet se zoti Ahtisaari do të bisedojë me shefin e diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel. Vizita e tij në Slloveni do të realizohet në kuadër të një turneu të zotit Ahtisaari në vendet e rajonit, për t’u njoftuar nga afër me qëndrimet e tyre rreth procesit të përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG