Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush ka kërkuar sot nga Senati i Shteteve të Bashkuara që sa më shpejtë ta konfirmoj kandidatin e caktuar nga ai për drejtor të agjencisë CIA. Në fjalimin e tij javor në radio, presiienti Bush tha se gjenerali i pensionuar i forcave ajrore amerikane, Michael Hayden është njohës shumë i mirë i shërbimeve të zbulimit dhe se ka "kualifikime të jashtëzakonshme" për ta udhëhequr agjencinë CIA.
- Armiqtë që e sulmuan vendin tonë më 11 shtator të vitit 2001, synojnë të na sulmojnë përsëri dhe për ti mundur ata, ne duhet ta kemi shërbimin më të mirë të mundshëm të zbulimit. Për burrat dhe gratë në agjencinë CIA, Micheal Hayden do të jetë lider i fuqishëm që do ti mbështesë ata derisa të punojnë në shkatërrimin e sulmeve terroriste, të depërtojnë në komunitetet e mbyllura dhe të marrin informata, që kanë rëndësi të madhe për mbrojtjen e vendit tonë, tha presidenti Bush. Zoti Hayden është nominuar për ta zëvendësuar Porter Gossin, i cili dha dorëheqje nga posti i drejtorit të agjencisë CIA.
XS
SM
MD
LG