Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia irakiane ka njoftuar se i biri i një gjyqtari të lartë të Irakut dhe dy shoqëruesit e tij janë gjetur të vrarë sot në Bagdad. Gjyqtari Midhat al-Mahmoud,që e kryeson Këshillin Suprem Gjyqësor, i kishte shpëtuar sulmit kundër tij në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Në incidente të ndara, sot është vrarë një ushtar amerikan, kur makina e tij hasi në një bombë në jug të Bagdadit, ndërsa nga një shpërthim në Hillah është vrarë një polic irakian. Gjatë natës është vrarë një ushtar irakian kur dy njësi ushtarake u përleshën njëra me tjetrën.
XS
SM
MD
LG