Ndërlidhjet

BALI, INDONEZI


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad tha sot se ai është i gatshëm të zhvilloj bisedime lidhur me programin bërthamor të Iranit, por jo edhe me vendet që po i kërcënohen qeverisë iraniane. Ai këto komente i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin e tetë vendeve në zhvillim, në Bali të Indonezisë. Zoti Ahmadinejad i falënderoi përfaqësuesit e këtyre tetë vendeve që i mbështetën përpjekjet e Iranit për zhvillimin e energjisë bërthamore. Sot më herët, ministri i jashtëm i Malajzisë, Sayed Hamid Albar ftoi për zgjidhje diplomatike të krizës bërthamore të Iranit. Në samitin në Bali marrin pjesë liderët nga Indonezia, Pakistani, Irani, Nigeria, Turqia, Malajzia, Egjipti dhe Bangladeshi. Pritet që në bisedat ndërmjet liderëve të këtyre vendeve, që në të shumtën e rasteve janë myslimane, do të dominoj tregtia.
XS
SM
MD
LG