Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi Negociator për statusin e Kosovës është takuar sot për të shqyrtuar pozicionin e palës kosovare përballë propozimeve të negociatoreve ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje mbi decentralizimin. Zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin, Albert Rohan, më 18 maj viziton Prishtinën, një ditë pasi ta ketë vizituar Beogradin.
Në mungesë të një marrëveshjeje midis Prishtinës dhe Beogradit, zoti Rohan nga kjo javë pritet të vihet në kërkim të koncesioneve në konceptet e të dyja palëve mbi decentralizimin e pushtetit vendor.
Grupi Negociator ka thënë se propozimet e negociatorëve ndërkombëtarë nuk i sheh si përpjekje për të imponuar ndonjë marrëveshje, aq më tepër kur qëndrimet e tyre janë të përafërta me ato të negociatorëve kosovarë.
XS
SM
MD
LG