Ndërlidhjet

PODGORICË


I dërguar i Bashkimit Evropian për referendumin në Mal të Zi, Miroslav Lajçak, e ka vlerësuar të mirë situatën në këtë vend, përkundër disa incidenteve të vogla.
Po sot, kryeministri Millo Gjukanoviq dhe lideri i Partisë Socialiste Predrag Bulatoviq, do të përballen në një duel televiziv në televizionin e Malit të Zi.
Blloku i partive që angazhohet për shtetin e përbashkët me Serbinë sonte e mban mitingun përmbyllës në sheshin kryesor të Podgoricës. Po aty, dy ditë më vonë do të dalin ithtarët e pavarësisë.
Referendumi për statusin shtetëror të Malit të Zi mbahet të dielën më 21 maj.
XS
SM
MD
LG