Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel ka vlerësuar sot në Hagë se pozita e Serbisë ndaj Bashkimit Evropian është "më e keqe se asnjëherë më parë", për shkak se nuk është arrestuar i akuzuari për krime të luftës, Ratko Mlladiq. Pas takimit me kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ai tha se "kolegët në Serbi nuk janë të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës". Zoti Rupel mëtutje u shpreh se, përveç problemeve me Ratko Mlladiqin, Serbia "ballafaqohet edhe me çështjet e vështira" siç janë referendumi për pavarësi të Malit të Zi dhe negociatat për statusin e Kosovës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.