Ndërlidhjet

VARNË


Kryetarët e 13 shteteve të Evropës Qëndrore dhe Juglindore janë mbledhur në qytetin bullgar të Varnës për të diskutuar zhvillimet ekonomike dhe politike të rajonit, përfshi afrimin e mëtejshëm të rajonit me Bashkimin Evropian.
Presidenti bullgar Parvanov në hapje të takimit theksoi se një e ardhme e qartë evropiane për vendet e Ballkanit perëndimor është mënyra e vetme e mbrojtjes së demokracive të brishta të këtyre vendeve.
Bisedimet për statusin e Kosovës dhe referendumi i fundjavës për pavarësinë e Malit të Zi janë ndër temat kyçe të takimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG